
Çfarë është implanti dentar?
Implanti dentar është rrënja artificiale e një dhëmbi që është vendosur në nofull , për të shtuar një dhëmb që mungon ose një urë ku mungojnë disa dhëmbë.
Implantet janë të përbërë nga titani dhe janë plotësisht biokompatibël (të përshtatshme) me trupin e njeriut.
Kjo është një mundësi ideale për njerëzit që kanë mungesë të një ose më shumë dhëmbëve. Implantet janë mbrojtës të dhëmbëve natyralë, duke përdorur implantet ne evitojmë përdorimin e dhëmbëve natyralë për një protezë fikse.
Cilat janë avantazhet e një implanti?
-
Avantazhi i madh i implanteve është se ato ruajnë kockën e nofullave nga humbja(tkurrja).
-
Zëvendësojnë një apo më shumë dhëmbë pa prekur ato ngjitur
-
Mund të mbajnë një urë fikse duke eleminuar nevojën e një proteze të lëvizshme.
-
Sigurojnë suport për një protezë të lëvizshme duke e bërë atë më komforte dhe stabël.
-
Funksioni i një implanti është ai i zëvendësimit të rrënjës së një dhëmbi të humbur.
-
Kandidati ideal për një implant dentar është ai me një higjenë të mirë të gojës.
Cilët janë pacientët që mund të vendosin implante?
-
Të gjithë ata që kanë mungesa të dhëmbëve natyralë dhe gëzojnë një shëndet të mirë mund t’i drejtohen vendosjes së një implanti.
-
Kush e ka përfunduar fazën e rritjes, në mënyrë tipike, 16 vjeç për femrat, 18 për meshkujt.
-
Pacientët që kanë pësuar traumë dhe kanë humbur një ose disa dhëmbë.
-
Pacientët që përdorin protezat parciale ose totale të levizshme.
Implanti Imediat
Në rastet kur pacienti paraqitet në klinikë me një dhemb të thyer, i cili nuk mund të riparohet me mbushje apo punime protetike si shtift dhe këllëf, shpesh është e mundur që të bëhet në të njëjtën seancë ekstraksioni dhe vendosja e implantit në alveolën boshe.
Më pas vendoset një kurorë provizore ndërkohë që fillon procesi i shërimit. Pas 4 muajve përreth implantit krijohet kockë e re, duke bërë që implanti të stabilizohet fiks në vëndin ku ishte dhëmbi natyral. Më pas bëhet vendosja e kurorës permanente.
A janë të sigurta implantet?
Në gjykimet klinike globale implantet dentare kanë rezultuar të shkëlqyera në drejtim të estetikës dhe parashikueshmërisë. Gjatë 30 viteve të fundit përdorimi i implanteve dentare ka ndryshuar në mënyrë thelbësore stomatologjinë. Ato nuk konsiderohen më si eksperimentale pasi janë të rralla situatat në të cilat ato nuk mund të përdoren.